Zabel House është një restorant familjar i pozicionuar rrëzë Malit Duriçi në Bulqizë, mes pishave shekullore dhe një natyre të paprekur. Ofrojmë produkte BIO të kultivuara në kopshtin dhe fermën tonë, ku klientët mund t’i shohin vetë frutat, perimet dhe kafshët tona. Kuzhina tradicionale përfshin mish qengji, viçi dhe kec të pjekur në prush, si dhe pizza dhe fokaçe të pjekura në furrë druri.
Mali Duriçi, me lartësi 1,856 metra mbi nivelin e detit, ofron shtatë liqene akullnajore të mrekullueshme, tre prej të cilëve janë afër Zabel House. Gjithashtu, ujvara e Duriçit, një tjetër atraksion natyror, ndodhet vetëm një orë larg në këmbë.
Ambientet tona ofrojnë privatësi, një kënd lojërash për fëmijët dhe kuzhinën e hapur ku mund të shihni përgatitjen e vakteve tuaja. Zabel House është vendi ideal për të shijuar natyrën, ushqimin e shëndetshëm dhe traditën!
Zabel House është një destinacion i shkëlqyer për të shijuar kuzhinën tradicionale shqiptare në një mjedis të mrekullueshëm. Me një menu të pasur të shijeve autentike dhe gatimeve të përgatitura me kujdes nga stafi ynë, restoranti ofron një përvojë gastronomike të jashtëzakonshme për të gjithë vizitorët. Po ashtu, atmosfera e ngrohtë dhe mikpritëse e bën çdo vakt një përvojë tërheqëse për t'u shijuar në shoqërinë e familjes ose miqve. Me pamje mahnitëse nga dritaret, një darkë në Zabel House do të mbetet një kujtim të paharrueshëm për çdo person që na viziton.